Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu ka marrë një ftesë nga Policia e Serbisë, përkatësisht policia rajonale në Bujanoc.
Arsyeja është pjesëmarrja e tij në protestën e djeshme ku së bashku me qytetarë nga Bujanoci dhe nxënës shqiptar penguan për disa minuta kalimin e kamionëve me libra shqip, që Serbia po i kthente në Kosovë pas 6 muajsh mbajtje në terminalin e Preshevës.
Këta libra shkollorë kanë qëndruar në terminalin doganor Preshevës që nga fundi i gushtit të vitit të shkuar.