
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi.
I dyshuari kërkohet për veprën penale ”vjedhje”.
Policia ka publikuar fotografinë e tij.
”Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën Vjedhje”,thuhet në njoftim.
Tutje policia thotë se, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.