Policia e Kosovës raporton se ka gjetur dhe shkatërruar 152 rrënjë kanabis në një pronë private në Klinë.
Lidhur me këtë rast nuk është arrestuar askush dhe njësitet policore janë në procesin e hetimeve, njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate, transmeton Insajderi.
Kanabis është lëndë narkotike e cila nuk është legale në Kosovë. /Insajderi.com