Policia shpall në kërkim edhe dy djemt e fajdexhiut për vrasjen e trefishtë në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shpall në kërkim edhe dy djemt e fajdexhiut për vrasjen e trefishtë në Gjilan

    Insajderi
    10 August 2025 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje personale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjet e sotme në mesditë në Gjilan.

    Pasi publikoi më herët shpalljen në kërkim të 52-vjeçarit, Policia ka publikuar fotografitë dhe të dhënat edhe të 22-vjeçarit Edonis Shkodra dhe 20-vjeçarit Engjull Shkodra, djem të tij, të cilët dyshohet se janë përfshirë gjithashtu në vrasje.

    Njoftimi:

    Policia e Kosovës shpall në kërkim personat:

    Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.

    Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark