Policia shpall në kërkim një person, u largua nga hoteli pa paguar 450 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shpall në kërkim një person, u largua nga hoteli pa paguar 450 euro

    Insajderi
    19 June 2025 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 20 vjeçar.

    I riu, dyshohet se ka qëndruar si pushues në hotelin e një shtetasi në Palasë dhe është larguar pa shlyer detyrimin prej 450 euro.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.” / abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark