×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shpëton 19-vjeçaren në Tiranë, mbeti e bllokuar në banesën që u përfshi nga zjarri

    Insajderi
    17 September 2024 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka shpëtuar një 19-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj që ishte përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.

    Fatmirësisht, 19-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, shkruan A2 CNN.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”  ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr.    

    Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë. 

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri.

    19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

    *Fotografia: ilustrim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark