Policia shqiptare arreston tre persona për posedim të minave me telekomandë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shqiptare arreston tre persona për posedim të minave me telekomandë

    Insajderi
    27 March 2016 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë mina të telekomanduara, dy armë zjarri dhe një snajper janë sekuestruar pasditen e së shtunës gjatë një aksioni të policisë së Shkodrës, e koordinuar nga prokuroria e rrethit, raporton Insajderi.

    Lajmin e bëjnë të ditur Top Channel që i referohet burimeve të policisë lokale në Shqipëri, sipas të cilave në këtë aksion janë arrestuar 3 persona të konsideruar organizatorët e këtij trafiku armësh e municionesh. Të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Porosia” janë identifikuar me inicialet F.B, Sh.M dhe H.I.

    mina1

    Minat me telekomandë dyshohet të jenë sjellë nga Mali i Zi. Por në hetim aktualisht është dhe një pistë tjetër, ajo e prodhimit në vend. Qëllimi i trafikantëve, po sipas burimeve, ishte t’ua shisnin minat grupeve kriminale./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark