Policia shqiptare ka asgjësuar mbi dy milionë rrënjë kanabisi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shqiptare ka asgjësuar mbi dy milionë rrënjë kanabisi

    Insajderi
    07 October 2016 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë asgjësuar 99.8 për qind të parcelave të identifikuara. Gjatë analizës së misionit të përbashkët të Policisë së Shtetit me Guardia di Finanzia është bërë e ditur se janë evidentuar 2086 parcela, nga 1386 një vit më parë.

    Nga 2086 parcela të identifikuara janë asgjësuar 2082, pra 99.8 % e tyre. Janë asgjësuar 753.468 bimë të identifikuara nga monitorimet ajrore, krahasuar me 242.945 rrënjë një vit më parë. Në total janë asgjësuar 2.4 milionë rrënjë, njofton Top Channel.

    Nga monitorimet në terren nga ajri, bëhet e ditur se tashmë bëhet kultivimi i parcelave më të vogla dhe më të shpërndara në territor dhe në pak raste janë evidentuar parcela të mëdha.

    Gjithsej janë kryer 27 monitorime nga ajri, ku vetë në një raport monitorimi përfshihen më shumë fluturime dhe një skanim më i gjerë i territorit. Megjithatë, për të dyja vendet kostot e fluturimeve kanë qënë shumë të larta, theksohet gjatë analizës së misionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark