Policia e Kukësit ka vënë në pranga katër persona për trafikimin personash. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Kaskada” janë ndaluar edhe 15 shtetas sirianë.
Ata janë ndaluar në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fushë Dugagjin, teksa udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Me tre mjetet e tyre ata ishin duke transportuar 15 shtetasit sirianë, të cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do të kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit, njofton Top Channel.
Ndaj tyre rëndon akuza e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim./Insajderi.com