Policia shqipton 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shqipton 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID

    Insajderi
    08 October 2021 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Masat antiCOVID-19 kanë bërë që shumë qytetarë të marrin gjoba nga policia.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Ndërsa janë shqiptuar 953 tiketa për mosrespektim të rregullave në trafik dhe kanë ndodhur 43 aksidente trafiku me dëme materiale e 36 me të lënduar.

    Ndërkohë që të enjten Asociacioni i Komunave të Kosovës pati një takim virtual me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ku kanë kërkuar largimin e orës policore, largimin e masës për bartje të maskës kur personi është i vetëm dhe lejimin e grumbullimit deri në 50 persona në ambiente të jashtme, janë kërkesat që AKK-ja i ka parashtruar.

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, teksa ka bërë të ditura kërkesat që janë parashtruar para nivelit lokal, tha se kanë kërkuar edhe shtimin e përqindjes së shfrytëzimit të lokaleve të gastronomisë pasi që ka rënie të rasteve me COVID-19.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark