Policia spanjolle shkatërron rrjetin shqiptaro-bullgar të heroinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia spanjolle shkatërron rrjetin shqiptaro-bullgar të heroinës

    Insajderi
    18 August 2016 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia spanjolle ka deklaruar se ka shkatërruar një rrjet shqiptaro-bullgar të trafikut të heroinës dhe drogave të tjera, që nga Turqia përmes Ballkanit mbërrinte në qytetet e Barcelonës dhe Tarragonës.

    Autoritetet lokale bënë me dije se kanë arrestuar 7 persona dhe se kanë zbuluar një laborator të sofistikuar për përpunimin e drogës në një fshat pranë Barcelonës ku kanë gjetur dhe sekuestruar 38 kg heroinë të pastër, 8 kg kokainë, 50 kg kimikate dhe një armë me silenciator.

    Në një deklaratë për shtyp, Guardia Civil ka bërë me dije se, “anëtarët e rrjetit kishin përgatitje ushtarake dhe vepronin me një disiplinë të rreptë”.

    Grupi tërhoqi vëmendjen e autoriteteve spanjolle, të cilat bashkëpunuan me autoritetet shqiptare pasi konfiskuan dokumentet e trafikantëve në një operacion të mëhershëm.

    Sipas burimeve, grupi udhëhiqej nga një shtetas shqiptar me një histori të gjatë kriminale, ndaj dhe u vu nën mbikëqyrje. Autoritetet iberike shtojnë se, shtetasit shqiptarë e trafikonin drogën, ndërsa operacionet e shpërndarjes i merrte përsipër pjesa bullgare e rrjetit, njofton tch.

    Goditja e këtij grupi vjen pak kohë pasi policia spanjolle shkatërroi në një operacion të ngjashëm një organizatë kriminale polake duke arrestuar 23 anëtarët e saj dhe sekuestruar 2.5 milionë dollarë asete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark