Policia: Sulmi në veri, i drejtuar ndaj institucioneve të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Sulmi në veri, i drejtuar ndaj institucioneve të Kosovës

    Insajderi
    10 January 2017 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një granatë dore është hedhur në objektin e hotelit “Sasha” të cilin ka kohë që po e shfrytëzon Qeveria e Kosovës si objekt zyrtar.

    Besim Hoti nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut i ka thënë Insajderit, se grana është hedhur pranë objektit të hotelit, që është objekt i Qeverisë së Kosovës.

    “Nuk ka të lënduar por si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e objektit”, ka thënë Hoti.

    Sipas tij, Policia dhe njësitë e saja të specializuara janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë ekzaminimet e duhura.

    Ky është sulmi i dytë brenda dy javëve në këtë objekt. Granata e parë e hedhur para dy jave nuk kishte shpërthyer.

    “Autorët e sulmit janë ende të panjohur për Policinë”, ka thënë Hoti.

    Sipas tij, sulmi ka prapavijë politike sepse është sulmuar një objekt qeveritar në Republikën e Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark