Policia: Sveçla refuzoi paraqitjet vullnetare në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Sveçla refuzoi paraqitjet vullnetare në polici

    Insajderi
    16 March 2016 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës thotë se arrestimi i Drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Prishtinës është bërë pasi që ai ka refuzuar paraqitjet vullnetare në polici përkundër njoftimeve paraprake.

    “Më datë 16.03.2016 rreth orës 09:00, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, konform detyrimit ligjor policia ka realizuar një mandat  arresti të natyrës proceduese të urdhëruar nga gjykata themelore në Prishtinë  për sigurimin e prezencës  së të pandehurit në shqyrtim gjyqësor”, sqaron policia.

    Xhelal Svecla u arrestua nën dyshimin se në vitin 2009, së bashku me aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë demoluar disa vetura të EULEX-it./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark