Policia thotë se ka detaje të reja rreth organizatës “Syri i Popullit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia thotë se ka detaje të reja rreth organizatës “Syri i Popullit”

    Insajderi
    15 March 2017 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës thotë se ka informacione të reja rreth organizatës “Syri i Popullit”, e cila e ka marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

    “Është çështje që është në proces të hetimeve, për momentin po merren njësitë elitare në trajtimin e rasti. Vet fakti që kemi ardhur në rezultate  shumë shpejtë dhe ka të arrestuar tregon se kemi detaje, por se të cilat nuk mund t’i deklarojmë. Nuk mund të japim asnjë informatë tjetër në këtë fazë të hetimeve”, ka thënë për gazetën Monitor zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

    Organizata “Syri i Popullit” e ka marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit Azem Vllazi.

    “Ky gjakpirës antishqiptar ka qene një murtajë e vërtetë për shqiptarët e Kosovës që ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare”, thuhet ndër tjerash në këtë komunikatë.

    Sipas kësaj organizate thuhet “se janë mbledhur “shumë Avni Rrustema” që të hakmerren ndaj “lidershipit shqiptar që është i lidhur ngushtë me shërbimet antishqiptare të shteteve evropiane dhe i zhytur deri në fyt me korrupsion dhe me krim të organizuar”.

    Kjo organizatë ka bërë të ditur se do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe janë pasuruar në emër të luftëtarëve çlirimtarë.

    “Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtarë janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”, thuhet në komunikatën e “Syrit të Popullit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark