Policia thotë se nuk pati incidente serioze gjatë Vitit të Ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia thotë se nuk pati incidente serioze gjatë Vitit të Ri

    Insajderi
    01 January 2017 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festa e Vitit të Ri në Kosovë ka kaluar pa incidente të rënda. Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë natës së ndërrimit të viteve.

    “Bazuar në informacionet e deri tanishme festa e Vitit të Ri, respektivisht ndërrimi i viteve ka kaluar mirë, pa ndonjë incident serioz”, tha ai për Klan Kosovën.

    Nga përdorimi i fishekzjarreve disa persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore në QKUK, por nuk raportohet ende për lëndime serioze.

    Gjithashtu si rezultat i përdorimit të fishekzjarreve janë raportuar edhe disa raste zjarrvënie ku përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz”, ka shtuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark