Policia turke ka arrestuar në aeroportin e Stambollit dy persona të dyshuar, për sulmin në klubin e natës, gjatë ndërrimit të viteve, shkruan “The Independent”.
Autoritetet turke kanë bërë të ditur se të arrestuarit janë të nacionalitetit të huaj, të cilët janë përpjekur të largohen nga vendi përmes aeroportit të Stambollit.
Policia turke ka filluar arrestimet të martën, tri ditë pas sulmit , ku mbetën të vrarë 39 persona. Për sulmin përgjegjësin e mori i ashtu quajturi shteti Islamik, Isis. /Insajderi.com