Policia në Stamboll ka përdorur plumba gome dhe gazin lotësjellës për të shpërndarë një marsh të komunitetit LGBT.
Njësitë speciale e kanë rrethuar sheshin Taksim më 19 qershor për të ndaluar marshin “Trans Pride”, me rreth 150 pjesëmarrës që ishin mbledhur për të shënuar fillimin e javës LGBT.
Demonstratat në këtë shesh janë ndaluar nga viti 2013.
Mediat turke kanë raportuar se së paku dy persona janë paraburgosur pasi njësitë speciale kanë përdorur gazin lotësjllës dhe plumbat e gomës për të shpërndarë turmën e njerëzve.
Duke përmendur arsyet e sigurisë të nxitura nga paralajmërimet e ultra-nacionalistëve kundër ngjarjeve të tilla në territorin turk, autoritetet kanë njoftuar më 17 qershor se kanë ndaluar marshet e këtij komuniteti për tërë muajin./rel