Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë javës së kaluar janë sekuestruar 15 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm në rajonin e Prishtinës.
Në njoftimin e policisë, thuhet se në lokacione të ndryshme zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës ka realizuar 150 urdhëresa të gjykatës.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 150 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj”, thuhet në njoftimin e PK’së.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.
“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 15 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, shtohet ndër të tjera në njoftim.
Po ashtu, gjatë javës që shkoi policia shqiptoi 4837 gjoba të ndryshme në komunikacion në rajonin e Prishtinës. /Insajderi.org/