×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon operacionin e “çarmatosjes”, katër armë u konfiskuan vetëm dje në rajonin e Prishtinës

    Insajderi
    23 September 2024 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës po vazhdon operacionin për konfiskimin e armëve pa leje. Vetëm përbrenda të dielës, në rajonin e Prishtinës janë konfiskuar katër armë, njëra nga ta e ftohtë.

    Përmes raportit ditor të së hënës, PK’ja ka evidentuar gjashtë raste të armëmbajtjeve pa leje, ku katër nga to janë në Prishtinë, një në Gjilan dhe një në Ferizaj, raporton Insajderi.

    Njoftimet e Policisë për rastet e armëmbajtjeve pa leje:

    ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 22.09.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rr.Ramiz Cerrnica,Prishtinë 22.09.2024-15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Podujevë 22.09.2024-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator me 4 fishekë dhe një sprej. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    Rr.B, Prishtinë 22.09.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    KANOSJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Rr. Idriz Seferi, Gjilan 22.09.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka kanosur me armë zjarri dy viktimat (një mashkull dhe një femër) kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe 10 fishekë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët, leja e një arme, dhe 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Rr. Kadri Zeka, Ferizaj 22.09.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sprej. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark