Policia vazhdon të sekuestrojë aparatura të kriptovalutave, kësaj here në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia vazhdon të sekuestrojë aparatura të kriptovalutave, kësaj here në Lipjan

    Insajderi
    24 January 2022 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për sekuestrimin e aparaturave të kriptovalutave, shkruan Insajderi.

    Kësaj here cak ka qenë komuna e Lipjanit më konkretisht fshati Dobrajë.

    Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

    Operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit, ku janë ftuar edhe zyrtarët doganorë, me ç’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark