Policia vazhdon të shpërndaj gjoba atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon të shpërndaj gjoba atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID

    Insajderi
    29 November 2021 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 351 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

    Një ditë më parë policia shqiptoi 356 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID-19.

    Sipas masave në fuqi, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

    Ndërkaq në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 335, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 763.

    Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me virusin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark