×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon t’i “çarmatosë” kosovarët, nëntë armë të konfiskuara vetëm dje

    Insajderi
    29 September 2024 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës po vazhdon t’i konfiskojë armëmbajtjet pa leje. Vetëm përgjatë ditës së djeshme ka konfiskuar nëntë armë në tetë raste të ndryshme.

    Në raportin ditor të së dielës, Policia e Kosovës njofton për pesë raste të armëmbajtjes pa leje vetëm në rajonin e Prishtinës. Njëri nga ta është rast i kanosjes, ku i arrestuari dyshohet ta ketë kanosur me armë ish të dashurën e tij, shtetase e Shqipërisë, raporton Insajderi.

    Rr. Abedin Sogojeva, Fushë Kosovë/28.09.2024-09:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistolet me një karikator me 8 cop fishekë. I dyshuari gjithashtu kishte kanosur me armë ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

    Dy raste të tjera të armëmbajtjes pa leje janë raportuar në zonat kufitare, gjegjësisht në pjesën e bjeshkëve të Belegut dhe Radushës.

    Raporti i policisë me rastet e armëmbajtjeve pa leje:

    ARMËMBAJTJE PA LEJE & KANOSJE

    Rr. Abedin Sogojeva, Fushë Kosovë/28.09.2024-09:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistolet me një karikator me 8 cop fishekë. I dyshuari gjithashtu kishte kanosur me armë ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Sallabajë, Podujevë /  28.09.2024-17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur një  pushkë gjuetie me 5 copë fishekë,  ndërsa të i dyshuari tjetër (në xhep) i është gjetur një thikë, të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

    Podujevë / 28.09.2024-22:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  14 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

    Grabovc, Obiliq / 28.09.2024-23:30. Pas disa të shtënave me armë zjarri, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 54 copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Dumnicë e Poshtme, Podujevë / 28.09.2024-20:20.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook,  kishte postuar armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    ARMËMBAJTJE PA LEJE & Përdorim i armës

    Turjakë, Malishevë / 28.09.2024-16:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në ajër  me qëllimi frikësimi. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar: një armë dy tytëshe, dhe dy pistoleta. Palët janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Bjeshkët e Belegut,  Deqan / 28.09.2024-17:00. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një  pistoletë me 13 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.

    Bjeshka e Radushës, Istog /28.09.2024-19:30. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjet i  është gjetur dhe konfiskuar një  armë  me 50 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark