Policia vihet në kërkim të të dyshuarit për vjedhje të identitetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vihet në kërkim të të dyshuarit për vjedhje të identitetit

    Insajderi
    28 December 2023 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës përkatësisht ajo në komunën e Lipjanit është vënë në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje të identitetit dhe pajisje të qasjes.

    Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit në fjalë.

    “Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    “I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast ‘Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’, që është raportuar në polici me datën 08.11.2023”.

    Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark