Një person me ngjyrë është qëlluar për vdekje nga policia në Minesota të Shteteve të Bashkuara.
E dashura e Philando Castile ka transmetuar drejtpërdrejt pasojat në rrjetet sociale, duke e treguar atë të mbuluar me gjak.
Ajo ka thënë se Castile është ndaluar nga policia pasi makina e tij ka pasur një dritë të thyer.
Përpara se të qëllohej, ai i ka thënë oficerit të policisë se ai ka leje për të bartur armë të fshehtë dhe se posedon një të tillë.
Policia ka thënë se hetimet janë në proces dhe se zyrtari i përfshirë është pezulluar.
Incidenti pason vrasjen e Alton Sterlingut, një tjetër personi me ngjyrë, nga policia në Luizana.
Qindra njerëz kanë protestuar për dy net me radhë për vrasjen e Sterlingut.
Në SHBA, që dy vjet, ka pasur kohë pas kohe protesta kundër racizmit dhe përdorimit të tepruar të forcës nga ana e policisë.
Në gusht të vitit 2014, një polic i bardhë ka qëlluar për vdekje Michael Brownin, adoleshent me ngjyrë, i cili ka qenë i paarmatosur. Rasti është pasuar edhe me disa incidente.
https://www.facebook.com/100007611243538/videos/1690073837922975/