Policia vret një migrantë në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia vret një migrantë në Serbi

    Insajderi
    24 May 2025 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se gjatë një operacioni kontrolli të shtuar për lëvizjen e migrantëve në zonën midis qytetit Shid dhe kufirit me Kroacinë, oficerët e Policisë Kufitare u qëlluan me armë zjarri nga një kamp i paligjshëm migrantësh.

    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë përleshjes një nga migrantët e armatosur u vra, ndërsa katër të tjerë u arrestuan në vendngjarje. Disa persona të dyshuar arritën të ikin dhe janë ende në kërkim nga autoritetet.

    Gjatë aksionit, policia zbuloi një kamp të improvizuar në të cilin qëndronin migrantë të parregullt. Incidenti ndodhi në momentin kur oficerët po ndërmerrnin masa për të kontrolluar situatën dhe për të siguruar zonën.

    Në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarë të Departamentit të Policisë së Sremska Mitrovicës, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Lartë Publike, të cilët po udhëheqin hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, shkruan nova.rs


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark