×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia zbarkon në Gazetën Insajderi, merret në pyetje Parim Olluri

    Insajderi
    17 April 2021 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas thirrjes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për nisje të hetimeve ndaj Gazetës Insajderi, Policia e Kosovës kanë trokitur në zyrën e Insajderi.

    Dy zyrtarë policor në mëngjesin e sotëm kanë qenë në zyrë e Gazetën Insajderit, lidhur me rastin e vaksinave.

    Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri është ftuar që të intervistohet në polici për rastin në fjalë.

    Gazeta Insajderi ka publikuar dje një hulumtim, në të cilin thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

    Pas hulumtimit ministri Vitia doli me një konferencë për media duke e ka cilësuar si të pavërtetë raportimin e Insjaderi, duke mos dhënë asnjë kundërargument e duke u arsyetuar se të njëjta janë konfidenciale.

    Nga konferenca e mbrëmshme Vitia kërcënoi direkt Gazetën Insajderi duke e ftuar edhe Prokurorin e Shtetit që të nis hetim ndaj Gazetës Insajderi.

    Por, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sqaruar përmes një komunikate tjetër se hetimet për veprën penale në fjalë do të bëhen ndaj personave zyrtarë dhe jo ndaj gazetarëve dhe mediave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark