Policia zhvillon aksion në veri, sekuestron veshje me mbishkrime nacionaliste serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia zhvillon aksion në veri, sekuestron veshje me mbishkrime nacionaliste serbe

    Insajderi
    02 September 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia po zhvillon një aksion në veri, me asistimin e Doganës. Ky aksion është ndërmarrë pas informacioneve se në një lokal në Leposaviq po shiten pije, logo, macia, thika e gjëra të tjera.

    Zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani, tha tha se nuk ka ende ndonjë person të arrestuar lidhur me aksionin që po zhvillohet.

    “Rreth orës 12:00 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposavicit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj. Lidhur me rastin Njësiti i Hetimeve Rajonale ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka asistu edhe Dogana ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe gjërave të tjera që janë gjetë aty është njoftu edhe Prokuroria Speciale”, tha Elshani.

    “Deri tani nuk kemi persona të arrestuar dhe bastisja ende është në vazhdim. Pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e rastit do të dimë se si të veprojmë tutje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark