Në sallën “Boris Trajkovski” ku bëhet imunizimi masiv, një pjesëtarit të policisë i ka rënë i fikti pas marrjes së vaksinës.
Nga Ndihma e Shpejtë bëjnë të ditur për “Telma” thonë se bëhet fjalë për panik dhe se s’ka të bëjë me vaksinën.
Ndryshe, sot u vaksinuan punonjësit e ushtrisë, MPB-së, gjykatave, prokurorive, pikëpagesave, doganave, vozitësit e transporit publik si dhe punonjësit e mediave. Vaksinimi bëhet me vaksinën ruse “Sputnik” dhe do të vaksinohen 20 mijë qytetarë.
Filipçe më herët bëri të ditur se në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” ka rreth 300 vaksina në një orë ose 3.000 vaksina në ditë.