Policit që u vra sot nga grupi kriminal i kishte vdekur djali në aksident në moshën 17-vjeçare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policit që u vra sot nga grupi kriminal i kishte vdekur djali në aksident në moshën 17-vjeçare

    Insajderi
    24 September 2023 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i rënë në krye të detyrës orëve të para të së dielës, i kishte vdekur djali në aksident para më shumë se 10 vitesh.

    Siç raporton Kallxo.com, në një hulumtim të emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ për aksidentet e trafikut ishte mësuar se autorit që kishte shkaktuar aksidentin, Blerim Kasumi, iu kishe marrë patenta e shoferit me urdhër të gjykatës.

    Sipas këtij raportimi, PK-ja asokohe s’e kishte ekzekutuar urdhrin e gjykatës.

    Fatlum Bunjaku, djali i policit tashmë të ndjerë, humbi jetën në moshën 17-vjeçare.

    I biri i policit të rënë në detyrë ishte aksidentuar më 10 shtator të 2012-ës në fshatin Milloshevë.

    “Data 10 shtator ka qenë ditë tragjike. Kam qenë në punë kur e kam marrë lajmin se djali im është aksidentuar. Kur kam arritur te restorant ‘Shega’ kam pa që djali im është aksidentuar”, kishte rrëfyer tashmë i ndjeri, Afrim Bunjaku.

    Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën pas plagëve të marra nga sulmi terrorist i përreth 30 personave që u futën në territorin e Kosovës, e më pas u ngujuan në Manastirin e Banjskës së Zveçanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark