Policja nga Gjilani dyshohet se u gjet e vdekur te varri i motrës së saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policja nga Gjilani dyshohet se u gjet e vdekur te varri i motrës së saj

    Insajderi
    15 November 2021 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A.I, zyrtare policore në Komunën e Gjilanit është gjetur mbrëmë pa shenja jete. Ajo është gjetur tek varrezat, shkruan Insajderi.

    Rasti është konfirmuar për Gazeta Insajderi nga Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit.

    Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

    Ndërkohë, burime të Express-it brenda policisë thanë se rreshterja dyshohet se është gjetur e vdekur në afërsi të varrit të motrës së saj, e cila ishte ndarë nga jeta vitin e kaluar si pasojë e një sëmundje të rëndë.

    Të njëjtat burime thanë se A.I., e kishte përjetuar rëndë vdekjen e motrës së saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark