Poligoni ku vdiq 24 vjeçari e cilëson si "vetëvrasje e qëllimshme" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Poligoni ku vdiq 24 vjeçari e cilëson si “vetëvrasje e qëllimshme”

    Insajderi
    01 December 2021 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 24 vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në një poligon shenjëtarie në Obiliq.

    Sipas njoftimit nga poligoni, i riu kishte bërë vetëvrasje qëllimisht.

    Tutje, sqarohet se ngjarja ka ndodhur përkunder faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.

    Njoftimi i plotë:

    Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.

    Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.

    Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.

    Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark