Poliklinika Galaxy në Prishtinë e ka promovuar shërbimin e gjinekologut Arsim Gashi në ditën kur ky i fundit e ka sulmuar profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci.
Kjo poliklinikë, ka shpërndarë emrat e mjekëve specialistë që kryejnë shërbime aty.
Në mesin e mjekëve që Galaxy e ka promovuar është edhe Gashi i cili sot e ka sulmuar Hatixhe Latifi-Pupovcin, pasi kjo e fundit e rrëzoi nga provimi djalin e tij.
Ky nuk është incidenti i parë që Gashi e ka shkaktuar ndaj kolegëve të tij. Më parë ai kishte sulmuar dhe kërcënuar edhe Arben Vitinë, në kohën kur ky i fundit mbante pozitën e drejtorit të Shëndetësisë në komunën e Prishtinës dhe e kishte suspenduar Gashin nga puna në QMF.
Kujtojmë poashtu se në vitin 2020 Gashi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte kryer një abort të jashtëligjshëm tek një 13-vjeçare, e cila dyshohej se ishte dhunuar nga dy persona në Gjilan.