"Politika po ndërhynë" - Shoqata e Transportuesve dorëzon padi kundër MI-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Politika po ndërhynë” – Shoqata e Transportuesve dorëzon padi kundër MI-së

    Insajderi
    14 March 2022 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka duke dorëzuar sot padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

    Ata kanë paralajmëruar se për këtë çështje do t’i shkruajnë edhe ambasadave të QUINT-it, pasi “politika po ndërhynë në Shoqatën e Transportuesve”.

    “Në lidhje me këtë do të iu shkruajmë pesë ambasadave të QUINT-it, se si politika ndërhyn në tregun e lirë të Kosovës duke tentuar të dirigjoj çmimet dhe çmimet në transportin rrugor të udhëtarëve”, ka thënë para mediave Jakup Berisha, anëtar i shoqatës.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, të premten bëri të ditur se ka marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori përgjysmohen nga çmimi aktual.

    Në bazë të vendimit, kategoritë që përfitojnë nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark