Politikanë e biznesmenë shqiptarë bashkohen në një forum – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikanë e biznesmenë shqiptarë bashkohen në një forum

    Insajderi
    01 April 2017 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Shëngjin janë mbledhur përfaqësues të qeverive nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe biznesmenë nga këto tri shtete për Forumin “Promovimi i ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare”.

    Delegacionet e mbledhura nga trojet shqiptare, sot nga ora 10:30 fillojnë Forumin, ku në hapje fjalime përshëndetëse do të mbajnë Nikolin Jaka, drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Astrit Shabani kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe Nebi Hoxha drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Veri Perendimore të Maqedonisë.

    Po ashtu pjesë e panelit janë edhe ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri shqiptar i Ekonomisë Driton Kuqi si dhe ministrja shqiptare e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, Milva Ekonomi, njofton rtklive.

    Në Forum po ashtu do të bëhet edhe prezantimi i platformës të re prodhuese për Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu do të ketë edhe diskutime të hapura për propozime nga ndërmarrësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark