Politikani austriak krahason Erdoganin me Hitlerin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Politikani austriak krahason Erdoganin me Hitlerin

    Insajderi
    06 August 2016 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë së Djathtë Ekstreme në Austri, Heinz-Christian Strache, ka thënë se dështimi i grusht shtetit në Turqi dhe spastrimet e mëvonshme shtetërore të presidentit Tayyip Erdogan të kujtojnë zjarrin në Reichstag në Gjermaninë Naziste dhe përdorimi i saj nga Hitleri për të fituar më shumë pushtet.

    Flakët në ndërtesën e parlamentit gjerman në vitin 1933 ishin përshkruar nga nazistët si një komplot komunist për qeverinë dhe më pas ishte përdorur si një justifikim për kufizimin e lirive civile kështu duke ia shtuar pushtetin e Adolf Hitlerit në Gjermani.

    Lideri i Partisë së Austrisë për Liri, ka thënë se sheh paralele në mes të tentim puçit të 15 korrikut të Erdoganit si një mundësi që ai t’i godet kundërshtarët e tij në ushtri, shërbim civil, akademikë dhe në media.

    “Kisha përshtypjen se ishte një puç i udhëzuar në mënyrë që të bëhet e mundur një diktaturë presidenciale nga Erdogani”.

    “Ka përvoja të këtij lloj mekanizmi edhe më herët, siç është përshembull zjarri në Reichstag, pas të cilit u vendos një pushtet totalitar”, u shpreh Strache.

    Erdogan i ka mohuar zërat se ai ose qeveria e tij ka qenë prapa gjithë tentim puçit të 15 korrikut dhe e ka fajësuar klerikun mysliman, Fethulah Gulen. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark