Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radjoçiqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radjoçiqi

    Insajderi
    01 October 2023 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikani serb Boban Bogdanoviç ka bërë publike një informacion që ai ka pranuar lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovic në Veri të Kosovës.

    Bogdanoviç duke iu referuar burimeve të tija thotë se politikani serb Oliver Ivanoviç është vrarë nga një terrorist që ishte pjesë e sulmit e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

    “Sapo mora informacion tronditës, në formacionin terrorist nën komandën e terroristit ndërkombëtar Milan Radoiçiq në sulmin në veri 🇽🇰 ishte edhe vrasësi i@Ivanovic_Oliver

    ! Tani gjithçka është plotësisht e qartë, Oliver u vra me mbështetje politike nga 🇷🇸!” ka shkruar ai në “X”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark