Politikani serb, Aleksander Jabllanoviq është takuar me Presidentin serb, Aleksander Vuqiç. Ai i është anukar atij për gjendjen në Kosovë.
“Vështirësitë dhe situata e paqëndrueshme në të cilën jetojnë serbët në Kosovë, si dhe dhuna institucionale që ushtrohet ndaj popullit tonë nga Prishtina, është diçka për të cilën serbët duhet të gjejnë përgjigje adekuate”, thuhet në njoftim.
Sipas tij të gjithë veprimet duhet të jenë të koordinuara.
“Të gjitha veprimet tona duhet dhe do të jenë të koordinuara, të shpejta dhe racionale. Vetëm kështu mund të ndalojmë spastrimin e heshtur etnik që po u ndodh serbëve, pikërisht para KFOR-it dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash në njoftim thuhet se presidenti Vuçiq iu jep mbështetje serbëve në Kosovë.
“Mirëkuptimi që presidenti Vuçiq tregoi për problemet tona dhe zgjidhjen e tyre na jep një sinjal të qartë se ne në Beograd kemi mbështetje të palëkundur dhe të besueshme. Ne serbët e Kosovës jemi veçanërisht të shqetësuar për lëvizjet e opozitës në Beograd, e cila me lëvizjet dhe veprimet e saj antishtetërore po përpiqet të dobësojë kapacitetet e Serbisë dhe kështu drejtpërdrejt i hap hapësirë shtesë Aljbin Kurtit për veprimet e tij antiserbe”, thuhet në komunikatën e Partisë së Serbëve të Kosovës.