×
  • Lajme
  • Insajderi

    Politikani serb: Pa paqe me Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, nuk mund të llogarisim në paqe as në Serbi

    Insajderi
    26 August 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Forumit Demokratik Qytetar në Serbi, Zoran Vuletiq, duke folur për “Probudi” të TV NOVA-s, ka thënë se nuk mund të llogaritet për paqe në Serbi, nëse vetë Serbia nuk do të bëjë paqe me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, shkruan portalforum.rs.

    Vuletiq ka thënë se dy problemet kryesore të Serbisë janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

    Vuletiq gjithashtu ka folur edhe për protestat që janë organizuar në rrugët e Beogradit, duke thënë se protestat e para kanë qenë të fuqishme dhe kishin tronditur Vuçiqin.

    Por thotë se protestat e tjera kanë qenë disi me të zbehta dhe s’është reale që të pritet që Vuçiq të japë dorëheqje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark