Politikani serb Boban Bogdanoviq përmes një postimi në Twitter ka shkruar se zgjedhjet e parakohshme në veri janë të nevojshme por kushtet janë katastrofike.
Sipas tij, Veriu është ende nën kontrollin e klanit kriminal të Milan Radoiçiqit.
Ai shtoi se pikërisht kjo është disfata më e madhe për komunitetin ndërkombëtar.
Postimi i plotë:
“Zgjedhjet e parakohshme në veri janë të nevojshme, por kushtet për mbajtjen e tyre janë katastrofike! Veriu është ende nën kontrollin e klanit kriminal të Milan Radoiçiqit dhe kjo është disfata më e madhe për komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht për Quintën. Liri për “, ka shkruar ai.