Politikani serb: Vuçiq po provokon luftë në Kosovë, situata në Veri skenar i BIA-së dhe FSB-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Politikani serb: Vuçiq po provokon luftë në Kosovë, situata në Veri skenar i BIA-së dhe FSB-së

    Insajderi
    30 May 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Isidor Stefanoviq nga Nisma Liberale Demokratike në Vrajë ka akuzuar shërbimin sekret serb dhe rus se qëndrojnë prapa trazirave në Veri të Kosovës.

    “E gjitha është skenar i BIA-së dhe FSB-së ruse” ka thënë Stefanoviq.

    Stefanoviq thotë se Vuçiq po provokon luftë në Kosovë.

    “Këta ( serbët e dhunshëm në veri) janë po të njëjtit që ushtruan dhunë kundër popullit në Beograd. Vuçiq po provokon luftë në Kosovë” ka shtuar Stefanoviq.

    Në media kanë qarkulluar informacione se pjesë e grupeve të dhunshme kriminale në Veri që shkaktuan dhunë, janë edhe serb të lidhur me grupin kriminal rus Wagner.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark