Politikania serbe publikon foto, thotë se u fut në Kosovë ilegalisht përmes malit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikania serbe publikon foto, thotë se u fut në Kosovë ilegalisht përmes malit

    Insajderi
    25 November 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milica Gjurvgjeviq Stamenkovski, politikane serbe, ka pretenduar se ka hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës ilegalisht përmes maleve.

    Ajo edhe ka publikuar një fotografi në platformën “X”.

    Gjurgjeviq ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen për vite me radhë duke e konsideruar si rrezik për “rendin kushtetues”, derisa pretendon se mbrëmjen e së premtes është futur përmes malit brenda territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Reçicë.

     “Ata menduan që do të më ndalnin edhe sonte, por siç thash, kush e di synimin, e di rrugën, edhe nëse është përmes maleve. Përshëndetje nga fshati Reçicë”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark