Politikanja shqiptare kundër idesë së Ramës: Kosova ka nevojë për burrshtetas, jo për një Dejton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikanja shqiptare kundër idesë së Ramës: Kosova ka nevojë për burrshtetas, jo për një Dejton

    Insajderi
    29 June 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Editë Harxhi, ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për organizimin e një konference të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë, ku liderët e dy shteteve s’do të lejoheshin të dalin pa arritur një marrëveshje, shkruan Express.

    Harxhi ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një Dejton. Ajo ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur që është njohur nga 115 shtete të botës dhe se pavarësia është vulosur nga GJND-ja.

    Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një burrështetas dhe për përkrahje nga SHBA dhe BE-ja.

    “Kosova nuk ka nevojë për Dejton. Kosova është shtet sovran i njohur nga 115 shtete të botës dhe pavarësia e saj është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE”, ka shkruar Harxhi.

    Harxhi ka thënë se sanksionet e përmendura janë çorientuese dhe kundërproduktive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark