
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Lipjan, Bujar Karpuzi, njëherësh edhe ish-anëtar i komisionit për ndarjen e 29 banesave për familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së, ka reaguar ndaj deklarimeve të Azem Drenicës, anëtar i SHIL të UÇK-së.
Në reagimin e tij, Karpuzi sqaron ecurinë e ndarjes së banesave gjatë kohës së qeverisjes së PDK-së, nën udhëheqjen e ish-kryetarit Shukri Buja.
Sipas tij, fillimisht komuna kishte kërkuar që të përzgjidheshin 4 invalidë për përfitim të banesave dhuratë, por Shoqata kishte propozuar një listë me 8 kandidatë, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore, ekonomike dhe kushte të tjera familjare.
“Unë Bujar Karpuzi, kryetar i SHIL e UÇK-së, dega në Lipjan, dhe ish anëtar i komisionit për ndarjen e 29 banesave të familjarëve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Komuna Lipjan, reagoj ndaj shkrimit të anëtarit të SHIL të UÇK-së, z. Azem Drenica, dhe sqaroj të gjithë ecurinë e procesit të ndarjeve të këtyre banesa dhuratë për familjarët e Dëshmorëve dhe disa prej Invalidëve të Komunës së Lipjanit. Ju njoftoj se në Qeverisjen e PDK-së, e udhëhequr nga Kryetari z. Shukri Buja, që në fillim të tria Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, me ndihmën e Komunës jemi vendosur në zyrat e reje dhe të kompletuara në objektin në Sheshin “Adem Jashari”, për të vazhduar punën më tutje, zyre në të cilën jemi edhe sot”.
Sipas tij, pas ardhjes në pushtet të LDK-së me kryetar Imri Ahmetin në vitin 2013, ndryshoi mënyra e ndarjes së banesave, duke u trajtuar si “shfrytëzim” dhe jo si “dhuratë”, ku invalidët nuk kishin më përparësi, por aplikonin përmes konkursit publik sikurse qytetarët e tjerë.
Ai thotë se për këtë arsye, SHIL-i në Lipjan nuk mori pjesë në komisionet komunale për tre mandate rresht.
Reagimi i plotë i tij:
Reagim.
Unë Bujar Karpuzi, kryetar i SHIL e UÇK-së, dega në Lipjan, dhe ish anëtar i komisionit për ndarjen e 29 banesave të familjarëve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Komuna Lipjan, reagoj ndaj shkrimit të anëtarit të SHIL të UÇK-së, z. Azem Drenica, dhe sqaroj të gjithë ecurinë e procesit të ndarjeve të këtyre banesa dhuratë për familjarët e Dëshmorëve dhe disa prej Invalidëve të Komunës së Lipjanit.
Ju njoftoj se në Qeverisjen e PDK-së, e udhëhequr nga Kryetari z. Shukri Buja, që në fillim të tria Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, me ndihmën e Komunës jemi vendosur në zyrat e reje dhe të kompletuara në objektin në Sheshin “Adem Jashari”, për të vazhduar punën më tutje, zyre në të cilën jemi edhe sot.
Më pastaj SHIL UÇK-së, ka pranuar një vendim nga Komuna në të cilën ka kërkuar që ti përzgjedhim 4 Invalidë të UÇK-së, për të ju dhënë 4 banesa dhuratë për të banuar, jetuar, dhe nga Shoqata të caktohet një anëtar për komisionin komunal për ndarjen e këtyre banesave, dhe unë kryetar i SHIL UÇK-së pa dashtë me marr vendime të tilla të rëndësishme, dhe të ndjeshme kam ftuar kryesin e Shoqatës në takim.
Në takimin e kryesisë të SHIL e UÇK-së, është diskutuar dhe debatuar në detaje se cili anëtarë i Shoqatës veç e veç, duke pasur parasysh shkallën e Invaliditetit, kushtet materiale dhe banimin e tyre, dhe pas shumë diskutimeve kemi arritur të përpilojmë një listë prej 9 anëtarëve, një më shumë se lista e prejë 8 Invalidëve që është publikuar, dhe ky ishte Veterani, Invalidi i UÇK-së z. Afrim Shamolli, një Veteran i dalluar, Polic Ushtarak, dhe dy herë i plagosur në Luftë, i cili me sinqeritetin më të madh ka kërkuar me patjetër me hequr nga lista për përfitimin e banesës, duke u shprehur se unë qëndroj materialisht më mirë se disa anëtar të tjerë, andaj në të përfitojnë Invalidë të tjerë. Andaj me kërkesën e z.Afrim Shamolli me patjetër është hequr nga kjo listë, dhe lista për përfitime të banesave nga keyesia e SHIL e UÇK-së është dërguar me 8 propozime, edhe pse nga Komuna janë kërkuar emrat e 4 Invalidëve, dhe për këtë propozim në Shoqatë ekziston edhe proces verbali i takimit të mbajtur.
Gjatë punës së komisionit Komunal, ne anëtar i komisionit me ndihmën e kryetarit z. Shukri Buja, në bashkëpunim edhe me investitorit kemi rritur numrin e banesave për SHIL e UÇK-së edhe për 3 banesa, dhe numri i përgjithshëm i banesave u rrit nga 26 në 29 banesa gjithsej, dhe nga 4 banesa për Invalidët në 7.
Kryesi e SHIL UÇK-së, dega në Lipjan, për kohen në të cilën jan ndarë banesat, është munduar të nxjerr prioritetet më të mira të mundshme, duke pasur parasysh, shkallen e Invaliditetit, kushtet materiale, numrin e anëtarëve të familjes, kontributin, dhe përfshirjen territoriale ka renditur prioritetet si në vijim:
1. Art Driton Grantolli, Shalë, i ndjeri Dritoni Veteran, Invalidë i Luftës, i cili humbi jetën në Aksident, la pas vetes Nënën, Bashkëshortën dhe Djalin, dhe familjen e gjerë, duke jetuar në bashkësi familjare së bashku me familjen e axhës së tijë,
2. Zekri Shefqet Agushi, Gadime, Veteran, Invalidë i Luftës me Amputim të krahut, 6 anëtar të familjes, jetuar në bashkësi familjare, meritor për përfitimin e banesës,
3. Shkumbin Nysret Tërpeza, Ribar i Madh, Veteran, Invalidë i Luftës, me dhjetra plagë në trupin e tijë, ish Kryetar i SHIL e UÇK-së, meritor për përfitimin e banesës,
4. Nuhi Tefik Tairi, nga Maqedonia, Veteran, Invalidë i Luftës, i plagosur rënd, me kohë të gjatë mjekime jashtë vendit, duke jetuar me qera me familje 4 anëtareshe, pa punë, jetuar vetëm me pensionin Invalidor, meritor për përfitimin e banesës,
5. Bekim Ahmet Shala, Shalë, Veteran, Invalidë i Luftës me Amputim të Këmbës, me mjaftë veshtërsi në lëvizje, jetuar me nënën, meritor për përfitimin e banesës,
6. Bedri Kadri Bungu, Medvec, Veteran, Invalidë i Luftës, i plagosur rendeë në këmbë, me veshtërsi ne lëvizje, jetuar ne bashkësi familjare 5 anëtarëshe, meritor për përfitimin e banesës,
7. Ali Ahmet Mejzinolli, Shalë, Veteran, Invalidë i Luftës, i plagosur, Komandant i Kompanisë në Brigadën “121 Kumanova”, jetuar me familje 7 anëtarëshe me një shtëpi me kushte jo të mira banimi, meritor për përfitimin e banesës,
8. Azem Avdullah Drenica, Shalë, Veteran, Invalidë i Luftës, i plagosur së bashku edhe Veteranët e tjerë në Shalë, i cili në kohën kur janë dhënë propozimet, dhe kur janë ndarë këto banesa i njëjti ishte duke jetuar dhe mjekuar jashtë vendit, konkretisht në Itali, ku edhe sot jeton atje.
z. Azem Drenica e meritonte përfitimin e një banese por për momentin ishte e pa mundur, sepse Komisioni Komunal kishte në dispozicion vetëm 29 banesa, ku 22 banesa prej tyre janë ndarë për familjet e Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, dhe 7 banesa të mbetura janë ndarë për invalidët e UÇK-së. Meritor dhe nevojtar për përfitimin e banesave ishin edhe shumë Invalidë të SHIL të UÇK-së, dega në Lipjan, por me pa mundësi për ti kryer të gjithë përnjëheri.
Më pastaj, pasi që anëtaret e SHIL e UÇK-së, dega në Lipjan, përfituan 7 banesa, dhe lista me prioritet ishte propozuar me 8 Invalidë, kërkuam nga Kryetari z. Shukri Buja, që sipas mundësisë të na ndajë edhe një banesë për të kompletuar edhe Invalidin e propozuar nga SHIL e UÇK-së, dhe nga Kryetari Buja morëm premtimin se në Banesat të cilat do të ndahen në vijim Invalidi i parë i cili do të përfitojë do të jetë z. Azem Drenica, dhe Invalidët e tjerë pas tijë, sepse qëllimi im është ti kompletoj me banesa të gjithë familjarët e Dëshmorëve, Invalidët dhe Veteranët e UÇK-së të Komunës së Lipjanit.
Banesat të cilat ishin planifikuar të ndahen për Invalidët e tjerë nuk arritën të përfundohen në mandatin e qeverisjes së PDK-së, dhe Kryetarit Buja mbeti pa e realizuar premtimi dhënë.
Me ardhje në pushtet të Qeverisjes së LDK-së, me Kryetar z. Imri Ahmeti në vitin 2013, SHIL e UÇK-së dega në Lipjan shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit edhe me këtë Qeverisje, sikurse qeverisjen e kaluar, takuam Kryetarin, uruam për mandatin dhe treguam disa prej prioriteteve dje proceseve të mbetura të pa realizuara.
Qeverisja e kryetarit Ahmeti, nuk shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit me SHIL UÇK-së, dhe ndryshoj edhe emërtimin e ndarjeve të banesave nga Dhuratë e në shfrytëzim të banesave, dhe Invalidët e UÇK-së, nuk ishin prioritet, por të barabartë me të gjithë të tjerët të cilët kishin nevojë për banim, dhe pasi u bë kështu ne SHIL e UÇK-së, me asnjë anëtar nuk morëm pjesë në Komisioni e ndarjes së banesave të cilat ishin për shfrytëzim, dhe Invalidët sikurse edhe të tjerët kan pasur mundësi të aplikojnë sipas konkursit Publik Komunal, por jo nëpërmes Shoqatës sikur në rastin e parë.
Sipas informatave që ka SHIL e UÇK-së, në këtë konkurs Publik kanë aplikuar Invalidë të UÇK-së, por nuk jemi në dijeni që ndonjë prej tyre ka përfituar. Ky mos bashkëpunim ka ndodhur për tri mandate rresht, apo 12 vite Qeverisje.
Nga java e kaluar kjo qeshjte ka filluar edhe të politizohet, në përfitim të votave disa prejë Invalidëve po ju premtohen Banesa, nuk e di a si Dhuratë apo në shfrytëzim, dhe nëse Komuna e Lipjanit ka Banesa në dispozicion duhet dhënë edhe Invalidëve të tjerë, pa i kërkuar Votë, sepse institucionet dhe Komunat e Kosovës e kan për obligim të kujdesen për këtë kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë e cila renditet kategoria menjëherë pas Dëshmorëve, e jo të luhet me ndjenja të tyre, sepse Invalidët e UÇK-së, kanë dhënë shumë deri sa e kanë sakrifikuar vetë vetën për Lirimin e Kosovës dhe ndërtimin e këtij Shteti që ne sot së bashku po e gëzojmë.
Lavdi Dëshmorëve të UÇK-së, respekt familjarëve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së.