Politologu Osmanaj mbështet Arian Tahirin për Mitrovicën: Një prej figurave më të ndershme në politikë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Politologu Osmanaj mbështet Arian Tahirin për Mitrovicën: Një prej figurave më të ndershme në politikë

    Insajderi
    11 September 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politologu nga Mitrovica, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës dhe nënkryetarin aktual të komunës, Arian Tahiri.

    Osmanaj tha se me Tahirin e lidh një shoqëri e hershme, ndonëse shpesh kanë pasur dallime politike e ideologjike. Megjithatë, ai e vlerëson Tahirin si një nga figurat më të ndershme dhe me dinjitet në politikën vendore.

    “Sinqerisht, Arianin e konsideroj si një prej personave më të ndershëm e me më shumë dinjitet në politikë. Përkushtimi i tij për Mitrovicën është i pashoq, ndërsa angazhimin politik e ka me plot pasion e pa asnjë interes. Prandaj, gëzohem që në garën për Mitrovicën e kemi një kandidat si Ariani,” ka shkruar Osmanaj.

    Ai shtoi se përtej miqësisë, Tahirin do ta mbajë përgjegjës për punën dhe mos-punën gjatë mandatit të ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark