Polonia arreston një rus për spiunazh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Polonia arreston një rus për spiunazh

    Insajderi
    12 April 2022 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet polake bëjnë me dije se kanë arrestuar një shtetas rus, i cili akuzohet për veprën penale të spiunazhit.

    Biznesmeni rus, i cili banon në Poloni, dyshohet se kishte mbledhur informacion në lidhje me gatishmërinë ushtarake të trupave polake dhe të NATO-s të stacionuara në vend.

    Muajin e kaluar Polonia dëboi 45 diplomatë rusë të dyshuar se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse, lëvizje kjo që solli reagimin e Kremlinit që iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë.

    Polonia ka qenë zëri kryesor në Bashkimin Evropian duke kërkuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

    Në një rast tjetër, dy shtetas bjellorusë të dyshuar për spiunazh u arrestuan në Poloni javën e kaluar. Ata dyshohet se ishin përfshirë në përpjekjet për të identifikuar objektet strategjike të mbrojtjes në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark