×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Polonia dhe India, blerësit më të mëdhenj të arit në botë në vitin 2024

    Insajderi
    28 August 2024 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Kombëtare e Polonisë u bë blerësi më i madh në botë i arit midis bankave qendrore së bashku me Indinë në tremujorin e dytë të vitit 2024.

    Polonia bleu edhe 19 ton ari duke e dërguar numrin e rezervës totale në 392 ton.

    Polonia bleu 130 ton vitin e kaluar dhe tani ka rezervën e 15-të më të madhe të arit në botë, shkruan euronews.

    Deri në vitin 2018, Polonia e mbante të gjithë arin e saj në kryqytatin britanik, Londër.

    Në vitin 2019, Varshava vendosi të sjell 100 tonë shufra ari në Poloni.

    Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka 8133 ton ari ndërsa Gjermania ka 3351 ton. Italia zë vendin e tretë me 2452.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark