Vendimi i ministrit të mjedisit në Poloni për prerjen në masë të madhe të pyllit që është nga më të hershmit në Evropë, ka hasur në kundërshtimin e BE-së të cilët e quajnë këtë veprim në kundërshtim me ligjet e mjedisit.
Por, aksioni i autoriteteve polake do bëhet me qëllim të luftoi përhapjen e një lloji të brumbullit që po infekton pyllin,e njohur si “Bark Beetle”- insekt që jeton në disa pyje të Evropës, dhe në Afrikë.
“Ne jemi duke vepruar për të frenuar degradimin e ambienteve të rëndësishme, për të frenuar zhdukjen dhe migrimin e llojeve të rëndësishme nga ky vend,” tha Ministri i Mjedisit, Jan Szyszko.
Szyszko u zotua se planet për prerjen e pyllit nuk do të zbatohen nëpër zonat e mbrojtura në mënyrë rigoroze të pyllit, e cila ishte caktuar si vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO në vitin 1979.
Në mbrojtje të pyllit kanë dalë shoqata të ambientalistëve, një prej tyre është shoqata ‘Greenpeace’ e cila ka akuzuar ministrin Szyszko, pasi ka “injoruar zërat e qytetarëve, shkencëtarëve, Komisionit Evropian, UNESCO-s dhe organizatave të ruajtjes së pyjeve.”
Pylli Bialowieza ka një sipërfaqe prej 150.000 hektarësh, dhe arrin përtej kufirit polak me Bjellorusinë. Ajo është shtëpia e 20,000 specie kafshësh, duke përfshirë 250 lloje të shpezëve dhe 62 lloje të gjitarëve – në mesin e tyre më i madhi, bizoni i Evropës.
Po ashtu në këtë pyll ekzistojnë drunjtë më të lartë të Evropës. /Insajderi.com