×
  • Lajme
  • Insajderi

    Populli detyron deputetet e Vetëvendosje që të tërhiqen nga luksi

    Insajderi
    04 February 2022 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas skandalit për shpenzimet për karburante, deputetët e Vetëvendosjes janë tërhequr nga luksi që shfrytëzonin me taksat e qytetarëve të Kosovës.

    Këtë e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli e cila ka thënë se deputetët e partisë së saj po tërhiqen vullnetarisht nga kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit, shkruan Insajderi.

    Madje, Pacolli ju ka bërë thirrje edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njëjtin standard.

    “Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.  Llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Pacolli./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark