"Populli do ta quante fëmija i keq" - këshilltari i Isa Mustafës kritikon Ymerin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Populli do ta quante fëmija i keq” – këshilltari i Isa Mustafës kritikon Ymerin

    Insajderi
    24 February 2017 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ashpër ndaj injorimit që i bënë himnit të Kosovës, deputetët e VV-së, Visar Ymeri dhe Donika Kadaj-Bujupi.

    Gecaj, i cili është edhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje për injorimin e himnit shtetëror të Kosovës.

    Me një postim në rrjetin social facebook, ai kë thënë se kryetarin e Vetëvendosjes, populli do ta quante ‘fëmija i keq’.

    “Populli do t’i thoshte ‘FËMIJA I KEQ’. Ndërsa ‘Brigadat e Kuqe’ e konsiderojnë lider (imitues)”, ka shkruar Gecaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark