Populli vuan rritjen e çmimeve, Abdixhiku në vend të protestës shijon ndeshjen e Milanos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Populli vuan rritjen e çmimeve, Abdixhiku në vend të protestës shijon ndeshjen e Milanos

    Insajderi
    04 April 2022 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i opozitës në vend Lumir Adbixhiku ka zgjedhur të injorojë krizen që po përballet populli i Kosovës e po ashtu edhe skandalet e pushtetit dhe shijon një ndeshje futbolli në Itali.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjendet në “San Siro” ku po përcjell nga afër ndeshjen e ekipit të tij të zemrës, AC Milan, shkruan Insporti.

    Abdixhiku takimin e Milanit ndaj Bolognas po e përcjell së bashku me vajzën e tij.

    Në postimin në rrjetin social, Facebook, Abdixhiku shkroi: Forca Milan!

    Ndryshe, ekipin e preferuar të Abdixhikut nga afër jo rrallë herë e përcjell edhe i sh- nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili muaj më parë ishte i pranishëm në derbin, Inter – Milan.

    Teksa, vlen të theksohet se tifozi- politikan i klubit tjetër të Serie A -Juventus, Edi Rama është ‘shkëputur’ nga ky klub pas humbjes së mbrëmshme. Rama sot u shfaq me xhupin e klubit gjerman, Bayern Munchen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark